Përfundon samiti Euroaziatik, deklaratë për bashkëpunimin ndërkontinental

Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët me të cilët pjesëmarrësit paralajmërojnë intensifikimin e bashkëpunimit ndërkontinental, në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Batoru ka përfunduar samiti dyditor Euroaziatik (ASEM).

Në faqen zyrtare të internetit të Shërbimit Evropian për Bashkëpunim me Jashtë (EEAS) është publikuar teksti i deklaratës në të cilin theksohet domosdoshmëria për përpjekje shtesë që në bazë të përvojave të deritanishme të intensifikohet bashkëpunimi mes Azisë dhe Evropës.

Në deklaratë nënvizohet se anëtaret e ASEM-it duhet që në bazë të statusit të të barabartëve duhet të shtojnë përpjekjet për bashkëpunim në sektorët e vlerave historike, kulturore dhe tradicionale.

Në samit është miratuar vendimi që më 1 marsi të shpallet Dita e ASEM-it ku do të organizohen manifestime të ndryshme me moton “Takimi i Evropës me Azinë”.

Presidentët e 11 shteteve, kryeministrat e 23 shteteve dhe shefat e diplomacisë të 13 shteteve bashkë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Unionit të Azisë Juglindore ishin pjesëmarrës të samitit në Mongoli.

Përveç tyre, morën pjesë 2.500 delegatë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe mbi 700 përfaqësues të mediave.

Në kuadër të samitit u organizuan dhe forume rinore, ato parlamentare dhe një numër takimesh të ndryshme.

ASEM është themeluar në vitin 1996 kur u mbajt samiti i parë i saj që numëronte 26 shtete anëtare, ndërsa tani ka 53 vende anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button