Sheshi “VMRO” do të kushtojë 1,4 milion euro
Qyteti i Shkupit ka shpallur konkurs për zgjedhjen e kompanisë ndërtimore e cila do të ndërtojë sheshin VMRO.
Sipas asaj që është parashikuar, ky shesh do të ndërtohet para selis së partisë VMRO-DPMNE, e cila veç më ka filluar të ndërtohet.
Vlera e ndërtimit të këtij sheshi do të jetë 1.4 milion euro. Përveç ndërtimit të sheshit, me sipërfaqe prej 681 metra katrorë, vetëqeverisja lokale, ka paraparë edhe ndërtimin e një shatërvani me përmendore.