A është i dëmshëm uji i detit për lëkurën dhe flokët?

Të gjithë duam relaksin që ofron plazhi dhe uji i detit, por a e dini se plazhi në të vërtetë ofron përfitime të panumërta shëndetësore? Thejshtë duke notuar, ju mund të fitoni një sërë përfitimesh shëndetësore, duke zbutur lëkurën e trupit, hequr zbokthin, aknet në fytyrë etj.

Duke kombinuar ujin e kripur me rërë, diell, alga deti si dhe prodhimet e detit, mund të rezultojë praktikisht si një lloj banje spa.

Përfitimet shëndetësore nga kripa e detit

Çfarë në të vërtetë mund të bëjë një oqean i tërë për trupin tonë? Thuhet se uji i detit është shumë i mirë për trupin dhe largon të gjitha problemet.

E pra, le të nisemi nga baza. Ne jemi të përbërë nga uji. Trupi jonë përbën rreth 2/3 e ujit dhe i vetmi mineral që mund të konsumojmë është kripa. Ne kemi elementet e detit brenda trupit tonë, kështu që notimi në ujë na ndihmon tejmase. Ja disa nga përparësitë:

  1. Uji i detit është trajtues shumë i mirë për fytyrën dhe aknet. Natriumi ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe ka efekt shumë pozitiv.
  2. Uji i kripur shëron plagët dhe dëmtimet. Uji i detit përdoret si pastrues dhe dezinfekton plagët e marra.
  3. Uji i kripur vepron si një shampo natyral. Kripa ndikon në thatësinë e flokëve, duke hequr vajrat e tepërta nga koka. Eliminon zbokthin dhe ka efekt si eksfoliant për lëkurën e kokës.
  4. Pastron kanalet e hundës. Efekti i ujit të kripur ndikon në pastrimin e sekretit të hundës dhe liron rrugët e frymëmarrjes. Mjekët rekomandojnë pastrimin me ujë të kripur sepse ndihmon në zbutjen e mukusit dhe pastron sinuset tuaja.
  5. Në fund, noti ne ujin e detit ndihmon të qëndroni vital. Ky është përfitimi më i madh i plazhit, pasi ju veni në lëvizje të gjitha pjesët e trupit që ndikojnë si një lloj stërvitje.plazh

A është e shëndetshme pirja e ujit të kripur?

Ndoshta keni dëgjuar se pirja e ujit të kripur është e keqe për ju, por kky quhet si lëng hipertonik sepse ka nivel të kripës deri në 35. Sasia e tepërt e kripës i bën dëm trupit, andaj edhe duhet pasur kujdes. Një sasi e vogël e kripës mund të jetë e shëndetshme për trupin meqenëse përmban minerale ushqyese që trupi i njeriut ka nevojë për to. Ka rol detoksifikues, shumica e sportistëve e përdorin pas stërvitjeve të rënda me qëllim të rifitmit të lëngjeve që i humbin përmes djersës. Ja edhe sia përfitime për ujin e kripur:

  • Mban në ekuilibër sheqerin në gjak
  • Rregullon metabolizmin
  • Rrit sistemin imunitar
  • Ruan forcën e eshtrave
  • Lehtëson inflamacionin
  • Ruan lëkurën të shëndetshme

Përfitimet shëndetësore të rërës

  • Natyrisht, rëra në plazh jendet kudo. Ju mund të luani me të, por edhe të zhyteni thellë nën rërë. Ky është si një eksfoliant natyral, zbut lëkurën duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës, lejon poret që të marrin frymë më mirë.
  • Ecja në rërë ju ndihmon që të jeni i shëndetshëm dhe vital. A e keni vërejtur se ecja në rërën e plazhit është më e mundishme se sa ecja e zakonshme? Kjo përpjekje ndikon si një lloj ushtrimi, muskujt tërhiqen dhe tonifikohen shumë shpejtë.
  • Së fundi, a e keni provuar ndonjëherë të zhyteni nën rërë, sikur të varroseni? Kjo është një gjë shumë e mirë, rrit rrezistencën e përgjithshme të trupit dhe gjithashtu rrit qarkullimin e metabolizmit. Duke “varrosur” veten në rërë, trupi juaj do të funksionojë më mirë, duke rritur rrahjet e zemrës dhe metabolizmin tuaj.
  • Është një fakt i njohur se njerëzit kanë nevojë për rreze dielli. Ju nevoitet të kaloni kohë të paktën gjysmë ore në diell për çdo ditë. Drita e diellit stimulon prodhimin e vitaminës D, e cila ka një sërë përfitimesh shëndetësore.
  • Mos harroni të aplikoni krem dielli me faktor mbrojtës, sepse në këtë mënyrë ju edhe do të merrni ngjyrë por edhe do të mbroheni nga rreziqet e mundshme për kancer të lëkurës.
  • Ekspozimi ndaj diellit ju bën gjithashtu më të lumtur. Njerëzit që ekspozohen në diell kanë më shumë më pak gjasa për depresion në krahasim me tjerët. Kështuqë, mbani një buzëqeshje të fortë dhe gëzojuni diellit në plazh.
  • Dielli ju bën edhe më të bukur. Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e melaninës në lëkurën tuaj, i jep shkëlqim flokëve si një vaj natyral.
  • Në fund, dielli dhe rrezet e saj shkaktojnë djersitje, gjë që rezulton në stimulimin e rrahjeve të zemrës, qarkullimin dhe metabolizmin. Djersitja është shumë e shëndetshme, largon toksinat e tepërta nga trupi dhe ndihmon në qetësimin e temperaturës trupore.

Përfitimet shëndetësore të algave dhe ushqimit të detit

  • Algat e detit përmbajnë antioksidant që është shumë më i fuqishëm se vitamina C dhe E. Këto kanë përfitime shëndetësore që janë të mrekullueshme për trupin e njeriut, duke ndikuar në uljen e kolesterolit, përmirësimin e kujtesës, rritjen e qarkullimit të gjakut, elasticitetin e arterieve si dhe ndihmon për një gjumë të mirë.
  • Ushqimi i detit, sidomos salmoni, toni përmbajnë acide yndyrore omega-3. Peshku dhe vaji i peshkut janë prodhimi më i mirë nga këto yndyrna të shëndetshme. Omega-3 jo vetëm që rregullon trigliceridet në gjak, por edhe zvogëlon koagulimin e gjakut, inflamacionin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru.
  • Pra, përderisa jeni në plazh, përfitoni nga rasti dhe hani ushim me prodhime deti. Kombinimi me alga deti siç bëhet sushi, është një përfitim maksimal për shëndetin tuaj!

Mos harroni të hidratoheni pasi të ktheheni në shtëpi nga pushimi. Megjithëse rëra dhe uji i kripur janë të mirë për trupin, ato mund ta thajnë lëkurësn si dhe ta tkurrin atë, andaj edhe pas dushit aplikoni losion zbutës./femra.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button