Turqi: Gjenerali që e ka ndihmuar grushtshtetin – është vrarë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha mbrëmë vonë se gjenerali i cili e ka ndihmuar organizimin e grushtshtetit në këtë vend, është vrarë.

Zoti Yildirim, për shef të ri të shtamadhorisë së ushtrisë së Turqisë, e ka emëruar gjeneralin, Umi Dundar, pasi shefi i mëparshëm i shtamadhorisë, gjeneral Hulusi Akar, është rrëmbyer nga pjesëmarrësit e grushtshtetit.

Autoritetet në Turqi thonë se së paku 60 vetë janë vrarë gjatë përpjekjes për grushtshtet dhe se 754 persona janë arrestuar deri tash.

Në pamjet televizive nga Turqia janë parë ushtarët, që e kishin okupuar Sheshin Taksim në Stamboll dhe në Urën e Bosforit gjatë natës, duke u larguar nga ana e policisë, ndërsa turma e njerëzve u fishkëllonte ushtarëve.

Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar se në kryeqytetin Ankara “mbetet“problem i vogël”, ku kryengritësit në pozicione kanë vazhduar të luftojnë.

Aeroplanët luftarakë kanë hedhur bomba në tanket, që ende e ruanin pallatin presidencial dhe parlamentin në kryeqytet. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button