MPJ e Maqedonisë: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë informoi se në kontinuitet është duke e ndjekur situatën në Turqi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Ankara dhe Konsullatën e përgjithshme në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Njëherësh i informojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden momentalisht në Turqi të qëndrojnë në lokacione të sigurta, të mos i braktisin hotelet dhe objektet ku janë vendosur dhe t’iu shmangen tubimeve në vende publike”, qëndron në njoftimin e MPJ-së.

Për të gjitha çështjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët momentalisht ndodhen në Turqi, thuhet në njoftim, MPJ udhëzon të interesuarit të paraqiten në telefonat e hapur të përfaqësive diplomatiko-konsullare në Ankara dhe Stamboll ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button