Në Shkup prezantohet projekti i të rinjve “Art dhe dizajn për përfaqësim”

Tridhjetë të rinj nga Shkupi dhe qytetet tjera të Maqedonisë përmes projektit “Art dhe dizajn për pëfaqësim” hartuan 12 fushata për përfaqësim, duke përdorur mjete të artit dhe dizajnit për ti dërguar mesazhet e tyre në formën e grafiteve, vepra në teknikën stensil (teknika me shabllon), stikerë, vizatime komike, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot ata vizatuan vepra nga fushata në muret e disa rrugëve të frekuentuara në Shkup.

Artisti vizuel dhe ilustruesi Goran Kostovski, pjesëmarrës i projektit në fjalë, gjatë prezantimit të projektit tha se të rinjtë në këtë mënyrë duan të tërheqin vëmendjen për problemet esenciale në shoqëri.

“Sot punuam fushatën të cilat trajtojnë të drejtat e barabarta njerëzore dhe të drejtat e punës. Fushata në lidhje me shpërnguljet e cila është një problem serioz i shoqërisë tonë është emëruar ‘Kur të rritem, dua të jetoj në Maqedoni’, ndërsa në fokus të fushatës së dytë janë problemet e personave me aftësi të kufizuar apo me probleme të tjera. Fushata e tretë është emëruar ‘Dua të jetojë me ju, jo pranë jush'”, tha Kostovski.

Bartës i projektit “Art dhe dizajn për përfaqësim” është Fondacioni për debat dhe edukim IDEA Evropa Juglindore, Shkup.

Komuna Qendër e Shkupit është partner i këtij projekti, e cila ka siguruar lokacionet publike për vizatimin e veprave të fushatës. Projekti zbatohet nga një grant i Ambasadës Amerikane në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button