Pas 11 vitesh, mbyllet media e njohur

Sot, gazeta e njohur “Shqip”, ka nxjerrë numrin e saj të fundit. Dita e sotme e mbylli rrugëtimin mbi letër të gazetës Shqip, për ta zhvendosur komunikimin me lexuesin në hapësirën virtuale.

Zbehja e interesit për median e shkruar në konkurrencë me atë online që e konsumon informacionin me shpejtësi, ka sjellë pasoja në të ardhurat e kësaj mediaje që është vënë në vështirësi. Në gazeta pritet të ketë më shumë sesa lajme dite, sigurisht, analiza të thelluara, opinione, editorial që shkruhen për t’u lexuar pa ngutin e online-it, por nëse nuk ka të ardhura, as kjo mundësi nuk mund të ushqehet e të vazhdojë përpara për atë grup të vogël lexuesish që ende merr kënaqësi nga shfletimi i gazetave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button