Sulmi në Nice, ja emrat e para të viktimave

Të paktën 84 persona janë vrarë dhe dhjetra u plagosën pasi shoferi i një kamioni, u fut përmes turmës në shëtitoren e Nices gjatë Ditës së Bastijës më 14 korrik.

Presidenti francez e quajti një sulm terrorist dhe pas kësaj ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme  deri më 26 korrik.

Ndërkohë ka nisur identifikimi i viktimave të para. Dy shtetas amerikanë dhe një grua zvicerane janë mes viktimave.

Po ashtu, një mësues dhe dy studentë nga Gjermania u vranë gjatë sulmeve, konfirmon Berlini zyrtar.

Mes viktimave ishte Sean Copeland, 52 vjeç nga Austin i Texas, i cili u vra gjatë sulmit së bashku me djalin e tij 10 vjeçar të quajtur Brodie.

Një anëtar i familjes, Hayley Copeland, tha se 52 vjeçari ishte në Nivr për pushime sëbashku me gruan dhe fëmijët dhe do të festonin një ditëlindje.

Një tjetër vitkimë është  Linda Casanova, një 54 vjeçare nga Agno Ticino, një rajon italisht-folës në Zvicër. Vdekja e saj u konfirmua nga i vëllai Ivano Casanova.

Ministria e Jashtme e Estonisë ka konfirmuar se dy shtetas të Estonisë janë plagosur, por pa dhënë detaje më shumë.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se nuk dihet ende fati i 4 italianëve, të cilët po kërkohen në twitter. Bëhet fjalë për Angelo D’Agostino 71 vjeç dhe  Gianna Muset 68, Andrea Avagnina e Marinella Ravotti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button