Holandë, fyen mbretin, dënohet 30 ditë burg

Një person në Holandë është dënuar me 30 ditë burg për shkak se ka fyer mbretin Willem-Alexander në rrjetet sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të BBC thuhet se holandezi 44 vjeçar është gjendur fajtor në bazë të ligjit për fyerje ndaj mbretit nga ana e një gjykate në Overijssel.

Në lajm thuhet se personi ka ofenduar mbretin Willem-Alexander në Facebook ”qëllimisht”. Gjykata dënoi personin me 30 ditë burg, por vendosi të lëshojë pe për 16 ditë të këtij dënimi.

Ndërkohë mësohet se personi në fjalë nuk do të shkojë asnjë ditë në burg pasi vitin e kaluar qëndroi 14 ditë në qelitë e paraburgimit.

Ligji për ndalimin e fyerjeve ndaj mbretit është miratuar në vitin 1881 në Holandë. Një person që ka kryer një krim të tillë mund të dënohet deri në 5 vite burg, ose me 20 mijë euro.

Partia D66 ka sugjeruar që ky ligj të shfuqizohet, ndërkohë mbreti Willem-Alexander, ka deklaruar se në rast se një vendim i tillë kalon në parlament ai do ta pranojë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button