MPJ: Nuk ka informata për viktima të shtetasve të Maqedonisë në Nicë

Deri në këtë çast nuk ka informata për shtetas të vrarë ose të lënduar të Maqedonisë në sulmin terrorist në Nicë. Në kontakt të vazhdueshëm jemi me institucionet kompetente franceze, informojnë për MIA nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë.

Njëheri MPJ-ja e RM-së u shpreh keqardhje të thellë familjarëve të të ndjerëve dhe të lënduarve në sulmin terrorist në Nicë, si dhe dënim më të ashpër për ato sulme, me ç’rast jetën e humbën mbi 80 qytetarë, ndërsa disa dhjetëra janë lënduar.

Për të gjitha pyetjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët aktualisht gjenden në Francë, nga MPJ-ja udhëzojnë në Ambasadën e Maqedonisë në Paris.

Telefon: +331 45 77 89 63; +331 45 77 10 50; +331 45 77 10 73

Telefon celular: +33 670 45 16 58

Adresa: 5, rue de la Faisanderie, 75116

Paris e-mail: [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button