Dorë për dore deri në vdekje, pas 58-vjetësh bashkë ndahen nga jeta në të njëjtën kohë

Dashuritë epike nuk janë vetëm nëpër libra e filma – edhe kjo histori e vërtetë provon të kundërtën. George dhe Ora Lee Rodriguez, një ҫift nga San Antonio, pasi kanë festuar përvjetorin të 58-të të martesës më 1 qershor, u ndanë nga jeta në të njëtën kohë, brenda pak orëve nga njëri-tjetri. Çifti jetonte në San Antonio dhe kishin tri vajza së bashku. Të dy vuanin nga dementia (skleroza) dhe disa muaj më parë, George pësoi një goditje të rëndë.

Në shtretërit spitalorë (në shtëpi), George ndërroi jetë i pari dhe vetëm tri orë pas tij, edhe bashkëshortja, Ora Lee. Ajo që ka ҫuditur botën mbarë ishte shtrëngimi i duarve edhe pasi u larguan nga jeta. Jo më kot krahasimi që i është bërë historisë së tyre është një libër Love Story.

Në videon e mëposhtme, tregohen më shumë detaje nga historia e tyre, nëpërmjet tri vajzave, nipërve e mbesave, të cilët kanë kujtime të bukura për një dashuri që nuk u lëkund asnjëherë nga rrymat: “Dashuria e dy 78-vjeçarëve kurrë nuk u lëkund”, – tregojnë vajzat, sepse ata deri në fund të jetës qëndruan dorë për dorë njëri-tjetrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button