Xherdan Shaqiri largohet nga Stoke City?

Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Gjermani, por jo më te Bayern Munich.

Media të ndryshme raportojnë se për futbollistin me origjinë shqiptare që aktualisht është pjesë e Stoke Cityit është e interesuar Borussia e Dortmundit, transmeton Telegrafi.

Drejtuesit e klubit nga Signal Iduna Park, shikojnë te 24-vjeçari nga Gjilani, futbollistin perfekt për të zëvendësuar mesfushorin armen Henrik Mkhitarayan i cili pak ditë zyrtarizoi kalimin e tij te Manchester United.

Kur ka kaluar rreth 1 vit e gjysmë nga largimi i Shaqirit nga Bayern Munich, lojtari i përfaqësues zvicerane mund të rikthehet në Bundesligën gjermane. Pas një eksperience 6 mujore te Interi në Serinë A, Shaqiri prej një sezoni është pjesë e skuadrës angleze të Stoke City.
Në Ligën Premier, Shaqiri nuk ka shkëlqyer, por megjithatë interesimi për të nuk mungon. Për të bërë të sajin lojtarin Borussia e Dortmundit do të ketë një mision shumë të vështirë pasi Stoke City nuk dëshrion ta shes.

Aktualisht vlera e Shaqirit sillet nga 15 deri në 20 milionë euro.

24-vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm te kombëtarja zvicerane në Euro 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button