Brexit shkakton “efektin e frenimit” mbi ekonominë britanike

Vota e referendumit britanik për braktisje të Bashkimit Evropian ka një “efekt të frenuar ” mbi ekoniminë me vendime të anuluara për investime, deklaroi të enjten ministri i ri i Financave, Philip Hammond, raporton Anadolu Agency (AA).

Hammond, i cili të mërkurën në mbrëmje u emërua Sekretar i Thesarit tha se referendumi i 23 qershorit ka shkaktuar tronditje që ka goditur vetbesimin e sektorit të biznesit.

“Ka shkaktuar efektin e frenimit”, tha ai për radion BBC të enjten.

“Jemi dëshmitarë të efektit në treg, jemi dëshmitarë se investimet janë ndalur sepse bizneset dëshirojnë të mësojnë se si do të vazhdojmë negociatat me Bashkimin Evropian, cilat janë asipratat tona dhe e ardhmja e tregtimit mes Britanisë së Madhe dhe BE-në”, tha ai.

Kryeministrja e re e vendit Theresa May, emëroi Philip Hammondin për ministër të Financave duke sinjalizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me konservatorët e mëparshëm, përcaktimi i të cilëve ishte angazhimi për të ofruar një suficit buxhetor deri në fund të dekadës.

Caku i tillë nga shumë njerëz u cilësua si i paarritshëm si pasojë e vendimit Brexit pas të cilit rezervat humbën në vlerë ndërkohë që sterlina ra në nivelin më të ulët krahasuar me dollarin amerikan.

Hammond tha se sfida e qeverisë së re britanike është të sigurojë komunitetin ndërkombëtar të investimeve, bizneset britanike dhe konsumatorët që investimet e tyre përsëri të fillojnë të “rrjedhin në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button