Dua Lipa me organizatë bamirësie në Prishtinë

Sunny Hill Foundation është organizata e bamirësisë e cila është themeluar nën patronazhin e këngëtares shqiptare Dua Lipa, që në kuadër të kësaj organizate do të shënohet edhe koncerti i parë i kësaj këngëtareje në Kosovë.

Koncerti i Dua Lipës do të mbahet më 9 gusht në Gërmia Park në Prishtinë dhe të hyrat që do të vijnë nga shitja e biletave por edhe të donatorëve do të shkojnë në këtë fondacion që do të shërbejnë për përmirësimin e jetës në Kosovë.

Bëhet e ditur se fokusi kryesor i kësaj shoqate të themeluar nga Dua Lipa është që të ndihmojë komunitetin në shumë aspekte të ndryshme, duke filluar prej shëndetit e deri në arsim, duke u munduar në përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë kosovare, shkruan kultplus.

Anëtarë të bordit të kësaj shoqate janë njerëz me ndikim në shoqërinë kosovare duke përfshirë: Bujar Musa, udhëheqës i IPKO, Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, Atifete Jahjaga, ish presidente e Kosovës si dhe anëtarë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button