Ahmeti gjatë takimit me Belelin: Data e zgjedhjeve të caktohet pas përmbushjes së kushteve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Masimo Beleli,.

Ashtu siç njofton BDI, Ahmeti dhe Ambasadori Italian diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në procesin negociues për zgjidhje të krizës politike në vend dhe hapjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse.

“Ahmeti përsëriti qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim që data e zgjedhjeve duhet që të përcaktohet pasi që partitë politike të vlerësojnë se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme. Në lidhje me zhvillimet e fundit, Ahmeti theksoi që partitë politike maqedonase duhet që të tejkalojnë të vetmen çështje të hapur midis tyre në mënyrë që të lehtësojnë arritjen e marrëveshjes sa më parë që më pastaj do të mundëson plotësim të kushteve për zgjedhje dhe rrjedhimisht edhe përcaktim të datës së zgjedhjeve”, thonë nga partia.

Siç shtojnë nga BDI, ambasadori Italian vlerësoi lartë rolin e Bashkimit Demokratik për Integrim në procesin negociues dhe shprehu bindjen që ky kontribut do të vijoj edhe në tejkalimin e çështjes së fundit.

”Ambasadori Italian gjithashtu theksoi pritjen që Ali Ahmeti do ti përfaqësoj shqiptarët e Maqedonisë në kanonizimin e Nënë Terezës në 4 shtator në Romë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button