Nismë për përfshirjen sociale të të rinjve me shikim të dëmtuar

Shoqata e qytetarëve “Të rinjtë munden” organizon ngjarje për stimulimin e përfshirjes sociale të të rinjve me shikim të dëmtuar, simbolikisht i titulluar “Në kafe pas velit”.

Qëllimi i ngjarjes është të ngritet vetëdija e njerëzve për jetën e të rinjve me shikim të dëmtuar dhe nevojën për inkluzionin e tyre.

“Në kuadër të ngjarjes do të mbahet simulim në të cilin pjesëmarrësit do të kenë vel në sy me çka do të provonin funksionimin e përditshëm të të rinjve me shikim të dëmtuar dhe do të “hynin nën lëkurën e tyre”, kumtoi organizatori.

Ngjarja është pjesë e projektit “Nisma lidere të të rinjve”, i realizuar nga “Të rinjtë munden” në partneritet me “Simbiotika” dhe mbështetjen e programit “CIVIKA Mobilitas”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button