LSDM: Në rebalancin e Buxhetit zvogëlohen mjetet për mbrojtje
LSDM-ja akuzoi se me ribalancin e ri të Buxhetit janë shkurtuar paratë për mbrojtje dhe se me këtë zvogëlohet kapaciteti mbrojtës i shtetit.
Maksim Dimitrievski, anëtar i Bordit ekzekutiv dhe kryetar i Komisionit partiak për mbrojtje, deklaroi se në 10 vitet e fundit vazhdimisht zvogëlohen mjetet e dedikuara për mbrojtje.
Sipas LSDM-së, kushtet për punën e pjesëtarëve të ARM-së janë të këqija, ndërsa nuk realizohen edhe investimet për modernizimin e Armatës.