Era Istrefi ka një surprizë më të madhe, së shpejti drejt Los Angeles për…

Sukseset dhe arritjet e artistes nga Kosova nuk kanë të ndalur. Ҫdo ditë vjen një lajm i ri nga Era Istrefi dhe një surprizë e pabesueshme. E fundit vjen nga menaxheri i saj, Faton Shoshi, i cili ka lajmëruar se e reja e fundit nga Era është bashkëpunimi me kantautoren e njohur ndërkombëtare, Sia, e cila do të kujdeset për këngët e Erës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën Express, Shoshi tregon se pas pak ditësh, ai dhe Era do të fluturojnë drej Los Angeles: “Më 17 korrik do të udhëtojmë drejt Los Angeles ku do të qëndrojmë për 12 ditë. Në këtë vend, Era do t’i punojë 3-5 këngë të reja dhe ndër to është edhe kënga e punuar nga Sia, e cila ka bërë tekstin dhe vijën melodike”,- tha Shoshi për Express.

Menaxheri i këngëtares shtoi gjithashtu se përveҫ Sia-s, Era do të punojë edhe me producentë të tjerë, të njohur për bashkëpunimet me Rihanna-s dhe Justin Bieber.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button