Përplasje verbale mes Nora Alitit dhe Orhan Ibrahimit

Ka plasur konflikt verbal në mes deputetit Orhan Ibrahimi nga radhët e PDSH-së dhe deputetes Nora Aliti nga BDI, gjatë seancës së Komisionit për çështje europiane, ku po diskutohej rëndësia e kryesimit të Sllovakisë me BE dhe impakti i saj në Maqedoni, raporton Portalb.

Konflikti nisi pas reagimit të deputetit Ibrahimi, për shkak, siç tha ai, parregullsisë në udhëheqjen e seancës, ku me qëllim PDSH-së nuk po i jepej fjala.

“Nuk është në rregull t’i jepet fjala deputetëve të së njëjtës parti, pastaj deputetëve të pavarur e të mos ketë fjalë nga opozita shqiptare. Ju nuk dini të udhëheqin me komisionin. Nuk e di cfare tendence keni?”, me këto fjalë Ibrahimi i është drejtuar deputetes Aliti.

Deputetja e BDI-së, në rolin e zv/kryetares së Komisionit i ka cilësuar të pabaza akuzat e Ibrahimit, duke thënë se të gjithë deputetët janë të barabartë.

“Fjala jepet në bazë të asaj se si deputetët kanë dorëzuar fletëparaqitjet për ta marr fjalën. Të gjithë deputetët janë të barabartë. Renditja është bërë në bazë të fletëparaqitjeve”, sqaroi Aliti, raporton Portalb.

Megjithatë Ibrahimi nuk është pajtuar me arsyetimin e deputetes Aliti. Prandaj, me ngulm ka kërkuar që PDSH të merr fjalën që i takon.

Pas një konsultimi gjatë një pauze 15 minutëshe zv/kryetarja e komisionit, deputetja Aliti i ka dhënë fjalën deputetes nga radhët e PDSH-së Merale Ferati.

Kujtojmë se përgjatë kohës që me Komisionin ka udhëhequr deputetja Ermira Mehmeti, sipas rregullit të pashkruar, deputetët s’ka pas nevojë të paraqiten me anë të fletëparaqitjeve, por opozita e para ka marrë fjalën./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button