Liqeni i Dibrës popullohet me 50 mijë copë troftë

Liqeni i Dibrës sot është populluar me 50.000 copë troftë e re lumore, në pajtueshmëri me marrëveshjen e Reproqendrës së kooperativës bujqësore “Peshku i Ohrit” dhe Ministria e Bujqëssisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Popullimi me peshq e ndoqën drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësisë Cvetan Tripunovski, si dhe përfaqësues nga Njësia rajonale e MBPEU-­së dhe nga institucione të tjera kompetente. “Popullimi me peshq është në kuadër të plan­programit për pasurim të fondit të peshqve nëpër liqenet në Maqedoni për çka janë paraparë 14 milionë denarë. Për popullimin e sotëm janë ndarë 200 mijë denarë, ndërsa copët e troftës lumore janë nga 5 deri në 15 gramë. Edhe në të ardhmen prioritet i ynë do të jetë mbrojtja dhe pasurimi i fondit të peshqve”, deklaroi Tripunovski.

Troftat e reja lumore nëpër ujërat liqenore i lëshoi koncesioneri i liqenit Pepi Vinca. Morën pjesë edhe përfaqësues të shoqëtës sportive peshkuese “Trofta” nga Dibra.

“Pushki i Ohrit” me 30.000 copë të reja troftë autoktone, e populloi liqenin në fillim të prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button