Fillojnë gërmimet për varrezën e dyshuar në kampusin e UP-së

Kanë filluar gërmimet afër kishes ortodokse serbe në UP, ku dyshohet për varrezat masive nga periudha e luftës

Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës ortodokse serbe që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Gërmimet kanë të bëjnë me dyshimet për ekzistencën e varrezës masive nga periudha e luftës.

Sipas drejtorit të Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare.

Në procesin e gërmimeve në këtë zonë po merr pjesë edhe një edhe delegacion nga Serbia.

Është paralajmëruar se gërmimet me mjete të rënda do të zgjasin fillimisht dy ditë dhe nëse gjenden mbetjet mortore, atëherë do të vazhdohet me forma tjera të gërmimeve për t’iu përshtatur punimeve. /21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button