Ferizaj, burri vret gruan, pastaj edhe veten

Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt, rreth orës 01:00, ka marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Shukri Hoxha” në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori si dhe hetuesit e Mjekësisë Ligjore dhe në dhomë të fjetjes kanë hasur në dy trupa të pajetë, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktimat e rastit kishin ndërruar jetë.

“Viktima F.O., 27 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari H.B. 28 vjeçar, përndryshe bashkëshorti i viktimës, dhe i njëjti pastaj ka qëlluar edhe veten me një plumb”, njofton Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit AK-47, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Me rastin janë duke u marr hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button