Formimi i Qeverisë Kalimtare deri në zgjedhjet, temë kryesore në bisedime

“Formimi i Qeverisë Kalimtarë deri në zgjedhje e parakohshme parlamentare”, temë kryesore e bisedimeve të grupeve punuese të parive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, mëson Agjencia e Lajmeve “Meta” nga burimet e grupeve negociuese, transmeton Portalb.

Nikolla Todorov nga VMRO – DPMNE, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Imer Aliu nga PDSH dhe Artan Grubi nga BDI, do të bisedojnë edhe për pastrimin e Listës Zgjedhore dhe reformat në media.

Ashtu siç mësohet, katër partitë politike janë marrë vesh që të mos ketë listë zgjedhore të tretë për 40.000 votuesit kontestues, por ata të kontrollohet fillimisht me kontroll në terren, ndërkaq më pas edhe me vetëparaqitje në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Gjithashtu mësohet se është përjashtuar mundësia për “ad hock” grup, në e cila do të duhej të formohet përpara zgjedhjeve për rregullimin e mediave, që sipas burimeve, edhe më tej është çështja më e hidhur e bisedimeve.

Në bisedime përveç përfaqësuesve politik, marrin pjesë si ndërmjetësues edhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Përndryshe, dje pa marrëveshje ka përfunduar maratona e bisedimeve të grupeve punuese të partive politike.

Ambasadori i SHBA-së, Bejli tha se nuk është dëshpëruar sepse ndonjëherë për tu arritur një marrëveshje nevojitet më shumë kohë.

“Kishim debat konstruktiv që zgjati pesë orë dhe kemi kryer punë të mirë. Nuk mund të njoftoj që është arritur marrëveshje, por mund të them që do të vazhdojmë bisedimet. Nuk jam dëshpëruar që sot nuk u arrit marrëveshje sepse ndonjëherë nevojitet më shumë kohë”, tha Bejli.

Në gusht kontrollohen kushtet, zgjedhjet në nëntor

Ditë më parë, Agjencia e Lajmeve, “Meta“, ka shkruar se nga burimet e saja brenda ekipeve politike në bisedime, zgjedhje mund të ketë në nëntor, por me kontroll paraprak në gusht se a janë plotësuar kushtet dhe të gjitha vërejtjen nga bisedimet.

Sipas burimeve, është arritur marrëveshje e vogël rreth Listës Zgjedhore dhe reformat në media.

Përsëri në lojë është, opsioni që ata 40.000 qytetarë të cilët nuk janë gjetur në adresat e theksuara gjatë kontrollit në terren, vetë të paraqiten në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Nëse në një afat të caktuar nuk e bëjnë atë, ata do të fshihen nga Lista Zgjedhore.

Në bisedimet për reformat në media, gjithashtu, ka përparim të vogël, me debat rreth propozimeve.

Ashtu siç mësohet, në tavolinë është edhe propozimi për formimin e departamenteve speciale në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Gjykatë për nevojat e Prokurorisë Speciale, përcjellë Portalb.

Përndryshe, bisedimet mes partive politike u ndërprenë në mesin e muajit qershor për shkak të qëndrimeve të kundërta mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për reformat në media dhe mënyrën e pastrimit të Listës Zgjedhore. /Portalb

LEXO: Nuland: Gjykata Speciale opsion i mundshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button