Shënohet rënie në numrin e turistëve në Egjipt

Sipas të dhënave për pesë muajt e parë të këtij viti është shënuar një rënie me afërsisht 50 për qind në numrin e turistëve që vizitojnë Egjiptin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Qendrore e Statistikave të Egjiptit theksohet se numri i turistëve të ardhur në vend në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë është pakësuar me 49.6 për qind.

Sipas deklaratës në pesë muajit e parë të vitit 2015 Egjipti është vizituar nga 3 milionë e 969 mijë persona, ndërsa kjo shifër në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 theksohet se është ulur në 2 milionë.

Për rënien në fjalë agjencia ka theksuar se është shkaktuar si pasojë e uljes së numrit të turistëve rusë. Qeveria e Moskës pati pezulluar udhëtimet turistike në Egjipt pas rënies në gadishullin Sinai në tetor të 2015 të avionit të udhëtarëve, ku si pasojë humbën jetën 224 turistë rusë.

Egjipti një pjesë të rëndësishme të të ardhurave kombëtare i siguron nga turizmi. Para revolucionit, më 25 janar 2011 i cili rezultoi me rrëzimin e Husni Mubarak, Egjipti kishte mesatarisht 12 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi, shifër kjo e cila në vitin 2015 ka rënë në 6.1 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button