Popullsia e BE-së rritet nga emigracioni

Pas rritjes së migrimit popullsia e Bashkimit Europian (BE) në fund të vitit 2015 arriti në 510.1 milionë banorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në informacionet e përpiluara të gazetarit të AA-së nga të dhënat e Eurostat, popullsia e BE-së me 28 shtete, nga 1 janari 2016 në krahasim me periudhën e kaluar ka shënuar rritje për 1.8 milionë persona (3.5 në një mijë) dhe ka arritur në 510.1 milionë banorë.

Nga ana tjetër numri i fëmijëve të lindur vitin e kaluar në BE ka arritur në 5.1 milionë ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 5.2 milionë. Në këtë drejtim, edhe pse se për herë të parë në historinë e Evropës vërehet ndryshim “natyror” në kahe negative në popullsinë e saj, numri neto i migrantëve ka ndikuar në rritjen e popullatës së përgjithshme.

Luksemburgu u bë vendi me rritje më të madhe të popullsisë me 23.3 në një mijë. Popullsia e vendit në fjalë është rritur nga 563 mijë në 576 mijë, ndërsa atë e ka ndjekur Austria e cila me rritje prej 14 në një mijë ka arritur shifrat në 8.7 milionë banorë.

Nga ana tjetër vendi më i populluar i BE-së, Gjermania me një rritje prej 11.8 në një mijë nga 81 milionë e 197 mijë tani numëron 82 milionë e 162 mijë.

Pas Gjermanisë, vijojnë me 10.6 në një mijë Suedia, 8.8 në një mijë Britania e Madhe, 8.4 në një mijë Danimarka dhe me 7.2 në një mijë Belgjika.

Pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian popullsia e Unionit do të zvogëlohet për afro 65.5 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button