Shpallet armëpushim në Sudanin Jugor

Presidenti i Sudanit Jugor, njëherësh ish lider i kryengritësve Salva Kiir, dhe presidenti i dikurshëm i Sudanit Jugor, Riek Machar kanë bërë thirrje për ndërprerjen e luftimeve. Thirrja e tyre erdhi pas luftimeve disaditëshe mes palëve të konfrontuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Përleshjet eskaluan të premten në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, duke rezultuar me 270 të vdekur dhe me mijëra të deportuar.

Ministri i Informacionit, Michael Makuei deklaroi për televizionin shtetëror se të gjithë komandantëve u është urdhëruar të ndërpresin luftimet dhe armiqësitë, të kontrollojnë njësitet e tyre dhe të mbrojnë pronën private dhe kolektive.

“Të gjithë komandantët janë vendosur në pikat kontrolluese në Juba, ndërkohë që numri i tyre do të reduktohet për të mbajtur vetëm më të nevojshmit”, tha Makuei.

“Dua të shpallë deklaratën e një armëpushimi të njëanshëm”, tha Machar, i cituar nga radioja amerikane “Eye” për të shtuar: “Porosia ime për të gjitha njësitë që luftuan në mbrojtje është të respektojnë armëpushimin dhe të qëndrojnë në pozicionet ku ata ndodhen”.

Sudani Jugor po shëron plagët nga lufta qytetare disavjeçare pasi presidenti Salva Kiir akuzoi ish zëvendësin e tij Rieka Machara, që drejtonte rebelimin kundër tij se ka tentuar të bëjë një grusht shtet në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button