Gjatë fundjavës në Maqedoni do të bien temperaturat

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 37 gradë Celsius, transmeton Portalb.

Deri të enjten do të mbahet mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë me rritje të temperaturave ditore të cilat në disa vende do të arrijnë 35 gradë, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit deri në 39 gradë Celsius. Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet të shkurtër.

Të premten do të ketë ndryshim të konsiderueshëm të motit kur pasdite dhe të shtunën gjatë ditës do të jetë moti jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore e cila në ditët e fundjavës do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button