“Ka një mesazh për ty” – Dashuria dhe sakrifica mundin sëmundjen

Një tjetër histori prekëse vjen në programin “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”. Mariglena ka udhëtuar nga Italia për tu bërë pjesë e këtij programi të veçantë. Por, historia që ajo ka vendosur të ndajë me publikun është e dhimbshme dhe plot peripeci.

Ajo rrëfen se që në moshë të vogël është detyruar të përballet me mjaft vështirësi në familje, ku përveç atyre ekonomike, problemi më i madh ka qenë ai shëndetësor me të cilin është përballur nëna e saj dhe gjithë pjestarët e tjerë të familjes që duhet të kujdeseshin vazhdimisht për të.

4“Historia ime fillon në një moshë paksa të re. Isha vetëm vetëm 14 vjeç e gjysmë, në atë kohë jetoja vetëm me mamin , babin dhe vëllain. Nga Shqipëria kemi ikur në vitin 2010. Në vitin 2011 nga Janari, mami nuk ndihej mirë, ndërsa po shikonim tv, mamin e kapi një krizë në gjoks. Ishim vetëm unë mami dhe babi në atë moment. Nuk dija çfarë të bëja, mami thoshte se duhet të më çoni në urgjencë. Shkuam në urgjencë dhe ata na thanë se ishte vetëm tensioni i lartë dhe se nuk duhej të shqetësoheshim”- rrëfen ajo.

Mariglena thotë se problemet e nënës së saj më pas sa filluan të shtoheshin dhe për këtë arsye ata ju drejtuan mjekut të familjes për t’i kërkuar rekomandimin për të zhvilluar një vizitë tek një kirurg tjetër. Dhe pas vizitës tek kirurgu tjetër, Mariglena mësoi se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit.

Lufta për Mariglenën ishte e dyfishtë, luftë të cilën u desh ta niste në moshë tepër të re për të ndihmuar nënën e saj që kishte tepër nevojë duke lënë mënjanë shkollën e saj.

Pas operacionit të parë i cili kaloi me sukses, nënës së Mariglenës iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të dytë i cili la shumë pasojë për të, pasoja të cilat i përjetuan shumë keq edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

3“Na vjen një telefonatë nga kirurgu, ku thotë se mami duhet të vijë dhe të operohet për herë të dytë pasi tumori ishte përhapur deri në sqetull.  Pas operacionit ata na thanë se ka mbaruar gjithçka mirë. Por ndodhën shumë të papritura, mami përkeqësohet më shumë, nuk mund të flinte në kurriz, kishte shumë probleme, këmbën e djathtë nuk e ndiente fare. Gjatë operacionit të dytë kur i kishin hapur plagën kishte marrë një infeksion si rezultat i moskujdesjes së kirurgëve. Mami nuk ecte dhe nuk arrinte të lëvizte as krahët”- thotë Mariglena.

Pas gjithë këtyre peripecive Mariglena thotë se nëna e saj ishte shumë pesimiste dhe se akuzonte vazhdimisht ata për gjendjen e saj, për moskujdesin, kjo vinte si rezultat i gjendjes së saj tepër të rënduar fizike dhe psikologjike.

“Kur erdhi në shtëpi mami ishte gjithmonë pesimiste, filloi të na akuzonte, ju nuk po kujdeseni me mua siç duhet për fajin tuaj unë mora infeksion, për fajin tuaj unë nuk po ushqehen siç duhet, për fajin tuaj kimioterapitë nuk po japin funksionin e tyre. Ne si familje e kishim shumë të vështirë, babi sidomos se nuk dinte çfarë të bënte.”

Por, dashuria dhe sakrifica e njerëzve të saj të dashur e mundën këtë gjendje të zonjës Adivije e cila tashmë është përmirësuar.

Mariglena e lumtur për përmirësimin e shëndetit të saj, i ka rezervuar nënës një surprizë, pikërisht në studion e “E Diela Shqiptare”, ku e falënderon për gjithçka dhe i kërkon që të bëhet më e fortë, të jetë ajo “burrnesha” e mëparshme dhe të mos shqetësohet për çdo gjë, por të jetë krenare me fëmijët e saj të cilët me sakrifica kanë arritur shumë dhe vazhdojnë të arrijnë falë ndihmës dhe dashurisë së pakursyer të prindërve./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button