Sudani i jugut në luftë; Besnikët e zv/presidentit me ushtrinë qeveritare

Sudani i jugut është sërish në luftë i tha BBC-së zëdhënësi i zv/presidentit të vendit nga ku mbërrijnë raporte se përplasjet e ashpra mes fraksioneve rivale kanë shkaktuar me qindra të vdekur.

Forcat besnike ndaj zv/presidentit Riek Machar thonë se trupat qeveritare kanë sulmuar pozicionet e tyre ne kryeqytetin, Juba, njofton TCH.

Por ministri i informacionit Michael Lueth pretendon se “situata është normale dhe tërësisht nën kontroll”.

Misioni i OKB-së atje njoftoi se ndërtesat e tij janë dëmtuar dhe se qindra vetë kanë kërkuar strehim në komplekset e organizatës. Krerët ushtarakë mendojne se President Salva Kiir nuk po tregohet serioz sa i takon marrëveshjes se paqes.

Të paktën 150 vetë u vranë në luftimet e së premtes përpara se qetesia të rivendosej disi ditën e shtunë. Por mediat lokale raportuan sot se bilanci i vdekjeve është më i lartë e mund të shkoje deri në 271 të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button