Shtatzania, si ta përballoni vapën

Këshilla – Temperaturat e larta të kësaj periudhe janë të padurueshme por edhe të rrezikshme, e sidomos për gratë shtatzëna. Për këtë ne po ju paraqesim disa rregulla antivapë, për këdo që do të ndihet mirë

Shtatzënia është një fazë shumë e lumtur për jetën e çdo femre. Me gjithë ndryshimet psiko-fizike, koha e pritjes së një fëmije është e paharrueshme. Por gjatë saj nuk mungojnë as probleme të ndryshme. Për shembull, tensioni i lartë i gjakut, pagjumësia, dehidratimi, këmbët e fryra, nervozizmi dhe…vapa. Kjo e fundit është një problem më vete në këtë stinë. Gjithsesi ekzistojnë mënyra se si mund t’ia dilni mbanë nëse jeni në fazën e pritjes së ëmbël, transmeton Opionion.
Dehidratimi – Të marrësh lëngje të mjaftueshme është veçanërisht e vështirë në muajt e nxehtë. Zakonisht duhet të pini dy litra lëngje çdo ditë, por në verë, duhet ta shtoni sasinë për çdo orë që kaloni në të nxehtë, sepse kaq janë dhe lëngjet që nxirrni jashtë trupit me anë djersitjes.

Këshilla – Provoni pijet me akull, si uji i ftohtë mineral, me lëng mangoje dhe limoni. Mangoja ka shumë vitamina C dhe hekur.

Fryrja – Edemat mund të përkeqësohen gjatë verës, duke shkaktuar fryrje të kyçeve dhe këmbëve.

Këshilla: Për të ulur ënjtjen, ngrini këmbët lart, sa herë të mundeni, mbi tryezën e punës apo sallonit, nëse nuk ka njerëz rrotull. Përtypni selino, qitro ose copa të vogla majdanozi, të cilat mund të veprojnë si diuretikë natyralë.

Vapa e madhe! Ju djersitni tej mase, jeni fryrë shumë dhe era e djersës është e padurueshme.

Këshilla: Freskohuni, lahuni sa më shumë. Uji është miku më i mirë i nënave të ardhshme, ndaj mos iu ndani notit. Një zhytje pasditeve jo vetëm që ul temperaturën e trupit, por lehtëson stresin, organet e shtypura dhe gjithashtu vë trupin në lëvizje. S’keni pishina afër? Provoni ‘pishinat’ plastike për fëmijë. Për t’u ndier sa më rehat dhe freskët, zgjidhni veshje të gjera dhe me ngjyra të lehta. Veshjet e lirshme lejojnë djersën të avullojë, sidomos në pjesën poshtë dhe mes gjoksit, duke parandaluar skuqjet e padëshirueshme.

Mërzia – Cila është mënyra më e thjeshtë për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit? Rrini brenda, në ambiente me ajër të kondicionuar. A do të thotë kjo mërzi pa fund? Jo domosdoshmërisht!

Këshilla: Nëse nuk e keni bërë akoma, abonohuni në paketat televizive dhe ndiqni filmat komikë, kanalet me tematikë udhëtimesh apo stil jetese, si për shembull në Digitalb. Ose mund të merrni DVD. E mbani mend filmin “Babai i nuses”, ose “I vetëm në shtëpi”? Filmat komikë e romantikë janë një ide e mirë për t’ia kaluar bukur në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button