Ja porosia nga Samiti i NATO-s për Maqedoninë

Në komunikatën përfundimtare prej vendeve anëtare të NATO­s në samitin në Varshavë përsëritet ftesa që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO­s sapo të gjendet zgjidhje për kontestin për emrin. Njëherësh dërgohet thirrje për reforma në sferën e gjyqësisë dhe mediave dhe plotësimin e marrëveshjes së Përzhinës, transmeton MIA.

“E përsërisim vendimin tonë nga samiti i Bukureshtit në vitin 2008, i cili është përsëritur edhe në samitet e ardhshme të NATO­s, se dërgojmë ftesë për ish­Republikën Jugosllave të Maqedonisë për anëtarësim në NATO sapo të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për kontestin me emrin. Prandaj, ne nxisim fuqimisht përpjekjet e intensifikuara për të gjetur një zgjidhje për kontestin. I inkurajojmë përpjekjet e mëtejshme për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinje”, shkruan në konstatimin numër 114 të komunikatës përfundimtare të samitit.

Në pikën 114 thuhet se NATO është e shqetësuar për zhvillimet politike në Maqedoni, me të cilat vendi është larguar nga vlerat e NATO­s, dhe u bëhet thirrje udhëheqësive politikë të Maqedonisë për të përmbushur plotësisht detyrat e tyre sipas marrëveshjes së Përzhinos.

“I pranojmë hapat e parë të zbatimit të kësaj marrëveshje dhe e ripërtërijmë thirrjen tonë për të gjitha palët që të angazhohen në dialog efektiv demokratik për t’u përgatitur zgjedhje të besueshme, të përforcohet sundimi i ligjit, liria e medias dhe pavarësia e gjyqësisë. Ne do të vazhdojmë ta monitorojë nga afër progresin e Shkupit në këto fusha, të cilat janë pjesë e vlerave themelore të NATO­s “, shkruan në pjesën e konkluzioneve të dedikuara për Maqedoninë. Në fund, NATO ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Maqedonisë për sigurinë ndërkombëtare dhe kontributin e vendit në misionet e NATO­s, pjesëmarrjen në dialogje dhe proceset erajonale të bashkëpunimit dhe angazhimin në procesin e zgjerimit të NATO­s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button