Mustafa për demarkacionin: Shkenca nuk jep përgjigje për kauza politike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur legjitime kërkesën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për trajtim shkencor e profesional të demarkacionit.

“Duke lexuar një kërkesë për trajtimin shkencor e profesional të demarkacionit, që e konsideroj legjitime, mu kujtua fundi i vitit 2008 kur fillova ta drejtoj Prishtinën, si kryetar i saj. PDK gjatë zgjedhjeve kishte akuzuar qeverisjen e LDK-së se e kishte shtruar Sheshin Nënë Tereza me pllaka radioactive”, thuhet ndër të tjera në postimin e Mustafës.

Ai tutje vazhdon duke thënë se ai ka kontaktuar institute në Gjermani dhe Slloveni për të bërë ekzaminimin e pllakave, pastaj edhe në Kanada. Deri sa po përgatiteshim për ti dërguar pllakat, një drejtor nga radhët e PDK-së, me të cilën ishim në koalicion të qeverisjes komunale, erdhi në zyre dhe më tha: profesor çfarë po bën, mos të mundohemi dhe të shpenzojmë kot sepse ne e kemi ndërtuar këtë kauzë për ta rrëzuar LDK-në. Kjo kapërceu tani, edhe pse në fakt arritëm ta bindim një numër të madh. Njerëzit u besojnë lajmeve të këqija më shumë sesa të mirave, prandaj arritëm ta ndërtojmë si kauzë të qëndrueshme. Por shkenca nuk jep përgjigje në kauza me motive politike. Ato duhet të zhbëhen ashtu si janë ndërtuar, më tha ai.

“Nga ekzaminimi rezultoi se pllakat nuk ishin radioaktive, por një radioaktivitet i llojit të vet iu bë opinionit”, përfundon postimi I Kryeministrit, transmeton 21Media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button