Këto janë disa mënyra për të ndaluar djersitjen e tepërt

Shikoni çfarë duhet të ndryshoni në mënyrë që gjithmonë të mbani erë të freskët dhe të këndshme.
I shtrirë në stol, ngritni shufrën (pesha), ndjeni se muskujt ju digjen flakë dhe pika djerse që rrëshqasin nëpër gjymtyrët tuaja … Jeni krenar, apo jo?

Megjithatë, dy dushe më vonë, në temperaturë të këndshme qëndroni ulur pranë vajzës e cila ju pëlqen dhe përsëri ndjeni pikat e djersës që rrëshqasin nëpër shpinë. Nuk ju pëlqen as të përpiqeni ta përqafoni, sepse nuk jeni i sigurt se çfarë do të ndodhë kur ta ngrini dorën. Kjo ju bën më nervoz dhe djersiteni edhe më shumë, transmeton Gazeta Express.

Besoni apo jo, ky është një problem nga më të shpeshtë që mendoni dhe shumica e meshkujve për shkak të ushqimit jo të rregullt dhe zgjedhjeve të gabuara shpesh kanë këtë problem.

Çfarë duhet bërë?

SHMANGNI USHQIMET PIKANTE DHE KAFEINËN

Kafja dhe erëzat e forta mund të stimulojnë edhe më shumë gjëndrat e djersëve. Gjegjësisht, kafeina dhe ushqimet pikante aktivizojnë acetilkolinën, një neurotransmetues i sistemit nervor qendror dhe periferik. Nëse acetilkolina është e aktivizuar shumë, vjen deri te djersitja e tepruar, dhe pika juaj e fillimit për një erë më të këndshme është ndryshimi i plotë i të ushqyerit.

PARANDALIMI GJATË NATËS

Natën djersitemi më së paku, kështu që përbërësit aktivë të antiperspirantëve (deodorant kundër djersitjes) depërtojnë më shumë në poret e lëkurës dhe bllokojnë erërat e pakëndshme në mëngjes. Prandaj, është e dëshirueshme që para fjetjes të përdorni deodorant (në një sasi më të vogël që lëkurës t’i mundësoni të marrë frymë). Natyrisht, përsëriteni këtë edhe pas dushit në mëngjes.

ZAKONET E MIRA

Njeriu ka, mesatarisht, prej 2 deri në 4 milionë gjëndra djerse që punojnë si një sistem ftohje të trupit dhe na mbron nga mbinxehja. Duart tona, këmbët, fytyra, shpina, gjoksi dhe ijet përmbajnë koncentrim të lartë të gjëndrave të djersës, ashtuqë përdorimi i antiperspirantëve në këto pjesë të trupit mund të ju ndihmojë të qëndroni i thatë.

Shmangni spërkatjen e pjesëve të ndjeshme të trupit siç është fytyra dhe organet gjenitale.

ÇLIROHUNI NGA STRESI

Përveç temperaturave të padurueshme dhe trajnimeve të mundimshme, merrni në konsideratë edhe faktorin emocional. Është e njohur mirë se sa ndikon stresi në djersitje, kështu që, nëse ndodheni shpesh në situata stresive, duhet të filloni të përdorni teknikat që reduktojnë ankthin tuaj, të tilla si frymëmarrja e thellë dhe meditimi.

MEGJITHATË …

Nëse asnjë nga këto strategji nuk ndihmojnë sa duhet, patjetër konsultohuni me mjekun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button