Ndihmë humanitare për familjet shtëpitë e së cilave u dogjën në Strugë

Ndihmë me ushqim, mjete higjienike, batanije dhe mbuloja nga Organizata komunale Kryqi i Kuq nga Struga morën sot familjet të cilat i humbën shtëpitë në zjarrin e mbrëmshëm në Strugë në të cilën u dogjën pesë shtëpi.

Kryqi i Kuq i Strugës, siç njofton sekretarja e organizatës komunale, Adhurime Dauti, do të dhurojë edhe ndihmë të njëfishtë në të holla që t’u dalin në ndihmë familjeve. Lartësia e shumës, shtoi, do të përcaktohet shtesë të hënën. “Qëllimi është t’i nxisim qytetarët të grumbullojnë mjete, donacione, me qëllim që të ndihmojmë, t’u dalim në ndihmë familjeve të cilat i humbën shtëpitë dhe shtëpitë e së cilëve pësuan dëm të madh material në zjarrin e mbrëmshëm”, tha Dauti.

Zjarri është shuar, por ekipet kujdestare të zjarrfikësve të Strugës janë duke e siguruar vendin për shkak të rrezikut të mos vijë deri te riaktivizimi. Në zjarrin i cili dje në mesditë shpërtheu në qendër të Strugës, në pjesën e vjetër të qytetit u dogjën tre shtëpi, ndërsa dy u përfshinë nga zjarri. Nuk ka të lënduar. Në shuarje morën pjesë ekipe të Njësitit territorial të zjarrfikësve në Strugë, kolegët e tyre nga Ohri, Ndërmarrja publike komunale “Proakua” nga Struga dhe popullata lokale. Shuarja u vështirësua për shkak të rrugëve të ngushta dhe arkitektura e ngjeshur, por edhe nga automjetet e parkuara në mënyrë të pandërgjegjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button