Ukraina do blejë pajisje ushtarake nga Kanadaja

Njoftohet se Ukraina do blejë pajisje ushtarake nga Kanadaja, prej të cilëve kryesisht janë armë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i Ukrainës në Ottawa, Andriy Shevchenko, në një deklaratë tha se marrëveshjet mes dy vendeve që parashikojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe tregtisë janë të gatshme për nënshkrim.

Shevchenko theksoi se të dyja marrëveshje mund të nënshkruhen mes kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau i cili është duke marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s në Varshavë dhe presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Ai gjithashtu shtoi se nënshkrimi i marrëveshjeve mund të realizohet gjatë vizitës së kryeministrit kanadez Trudeau në Ukrainë që do të zhvillohet javën e ardhshme.

Duke bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes që do të nënshkruhet në fushën e mbrojtjes do të blejnë armë nga Kanadaja, ambasadori Shevchenko theksoi se Kanadaja do të kontribuojë në zhvillimin e industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes të Ukrainës. Ai gjithashtu ka njoftuar se ka mbaruar faza e hartimit të marrëveshjes nga ana e ministrave të mbrojtjes të dy vendeve, ndërsa nuk dha informacion në lidhje me llojin e armëve që do të blihen.

Më para Kanadaja ushtrisë së Ukrainës i kishte dhuruar furnizime mjekësore, uniforma, batanije, këpucë dhe materiale të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button