Ja qëndrimet e partive politike pas bisedimeve në Përzhinë

Asgjë e re edhe nga bisedimet e sotme të grupeve punuese në Përzhinë. Edhe sot temë diskutimi reformat në media dhe pastrimi i Listës zgjedhore. Partitë mbetet të ndara në qëndrime edhe pse sipas përfaqësuesve të Qeverisë në bisedime ka optimizëm për përafrim të qëndrimeve, transmeton Portalb.

Ja se çfarë kanë thënë përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos pas mbarimit të takimit në Përzhino:

“Nuk mund të pranojmë që në Listën zgjedhore të ketë emra që as në kontrollet e kryqëzuara as në kontrollet në terren nuk kanë mundur të verifikohet. Ne duam Listë zgjedhore që i përshtatet realitetit të shtetit. Gjithashtu, nuk kemi sinjale se VMRO-DPMNE është e gatshme të tërhiqet nga kontrolli ndaj mediave”, tha Renata Deskoska nga LSDM.

“Unë jam optimist dhe vlerësoj se përparim ka. Nëse ka konstruktivitet nga partia opozitare maqedonase, shumë shpejt mund të kemi zgjedhje fer dhe demokratike”, deklaroi Artan Grubi nga BDI.

“Me LSDM nuk pajtohemi vetëm për dënimet ndaj mediave, ata kërkojnë dënime më të mëdha, ndërkaq ne kërkojmë të jetë simbolike- nga një euro”, theksoi Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE.

Imer Aliu përfaqësues i PDSH-së, ashtu sikur dje, edhe sot nuk ka pranuar të prononcohet për media.

Takimet e partive politike nisën intensivisht bisedimet pas vizitës së ndërmjetësuesit special gjerman Johanes Hajndëll.

LEXO: VMRO-DPMNE dhe BDI: Përmirësim i vogël në dialogun politik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button