Griezmann: Fitorja, sukses i gjithë ekipit

Antoine Griezmann, golashënuesi i dyfishtë në fitoren e djeshme të Francës ndaj Gjermanisë (2:0) në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të Futbollit deklaroi se “trekolorët” me meritë kanë shkuar në finale dhe deri te triumfi arritën me anë të lojës në ekip, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk e fitova vetëm ndeshjen, por i gjithë ekipi. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur. Gjermania është e shkëlqyer. Atë e treguan edhe në ndeshjen me ne. Megjithatë, arritëm sukses sepse luajtën mirë në tërë fushën”, theksoi Griezmann.

Griezmann, golashënuesi më i mirë i EURO 2016 me gjashtë gola, shpreson se Franca do të arrijë deri te titulli i tretë i kampionit të Evropës. “Luajtëm mirë. Në finale hyjmë të mbushur me vetëbesim. Me dëshirë e presim finalen kundër Portugalisë dhe shpresojmë në rezultatin më të mirë, titullin e kampionit të Evropës”, tha Griezmann.

Finalja e Kampionatit Evropian mes vendit organizator të Evropianit Francës dhe Portugalisë do të luhet në “Stand de Franceu” në Saint-Denisu të dielën, më 10 korrik me fillim në orën 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button