Parlamenti miraton dy projektligjet lidhur me sigurinë kombetare

Si ishte parashikuar edhe në rendin e ditës në seancën parlamentare të 7 Korrikut, është hedhur në votim projekt-ligji për kontrollin kufitar dhe ai për shkëmbimin e informacioneve, në kuadër të terrorizmit, mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me 69 pro dhe 14 vota të opozitës kundër është miratuar projektligji për kontrollin kufitar. Qëndrimin kundër të opozitës e artikuloi kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka duke e arsyetuar me disfunksionimin e sistemit të sigurisë i vërtetuar, sipas tij, me skandalin e vjedhjes në aeroportin Nënë Tereza, transmeton ABC news.

Parlamenti sakaq miratoi me 89 vota pro dhe asnjë kundër projekt-ligjin për shkëmbimin e informacionit SHBA- Shqipëri në kuadër të terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button