Peterle: Marrëveshja e Përzhinës të zbatohet dhe gjendja të normalizohet

­ Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Maqedoninë, Alojz Peterle shpreson se zhvillimi i ngjarjeve politike në Maqedoni do të sjellë deri te zhvillimi gjithnjë e më i madh i vendit në drejtim të duhur, njofton korrespondenti i MIA­s nga Strasburgu.

“Lidhur me neve në Parlamentin Evropian, ne dëshirojmë të gjithë aktorët kryesorë politikë të punojnë për të mirën e tërë kombit, tërë Maqedonisë dhe bëjnë gjithçka që të zbatohet e a.q. Marrëveshja e Përzhinës, që të mund të vijë deri në zgjedhje dhe deri te normalizimi. por, nga aktorët në Shkup varet sa tërë kjo shpejtë do të regullohet në drejtim më të mirë”, tha Peterle. Duke marrë parasysh se Kuvendi i Maqedonisë sërish funksionon normalisht, pas anulimit të zgjedhjeve, bashkëkryetari i Komitetit të përzier parlamentar BE ­ Maqedoni, dëshiron së shpejti të vijë deri te mbledhja e këtij komiteti. “Dëshira ime është që kjo kohë të mos përdoret për akuza të ndërsjella, por të të prezantohen zgjidhjet, të paraqitet vullnet, me të cilat vendi do të mund të shkojë më larg”, tha Peterle.

Eurodeputeti slloven Alojz Peterle nuk fsheh se ngjarjet në Maqedoni shprehen në përshtypjen të cilën për të është në Bashkimin Evropian.

“Ngjarjet turbulente në Maqedoni, sigurisht nuk i përforcojnë perspektivat evropiane, pasi punët nuk janë zbatuar. Por sinjalet të cilat vijnë nga Shkupi, e përforcojnë shpresën se gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. neve nuk na mbetet asgjë tjetër, përveç se të shpresojmë se me të vërtetë do të vijë deri te kjo. Edhe kësaj radhe do të them, se dinamikën e përcakton Maqedonia vet. Kur të plotësohen kushtet, atëherë procesi i eurointegrimeve do të vazhdojë më tej. Maqedonia mund t’i punojë gjërat për të cilat kemi arritur marrëveshje në procesin inkuadrues”, potencoi Peterle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button