Merkel: Lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë me vendosmëri

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se siguria e përhershme në Evropë mund të arrihet jo duke qëndruar kundër Rusisë, por duke qenë së bashku. Ajo theksoi se lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë me vendosmëri dhe mënyrë të zgjuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel duke folur në Parlamentin Federal para Samitit të NATO-s, vuri në dukje se Samiti i NATO-s në Varshavë organizohet në një periudhë kur gjendja e sigurisë në Evropë ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme.

Ajo u shpreh se sjellja e Rusisë në krizën e Ukrainës ka shkaktuar shqetësime të thella mbi anëtarët lindor të NATO-s dhe ka theksuar se këta vende kanë nevojë për mbështetjen e aleancës. Gjithahstu ka pohuar se aktivitetet të orientuara në mbrojtje të NATO-s duhen të bëhen të përhershme.

Merkel duke mbrojtur qëndrimin se ka nevojë për vendosjen e ushtarëve në Poloni dhe shtetet Baltike, theksoi se nuk mjafton vetëm dërgimi i ushtarëve në mënyrë të shpejt, por edhe duhet treguar një prani e fuqishme.

Kancelarja gjermane më tej duke ka theksuar se duhet të vazhdojnë bisedimet me Rusinë. Ajo duke shprehur dëshirën që të bëhen takimet në Këshillin NATO-Rusi tha se “Siguria e përhershme mund të arrihet jo duke qëndruar kundër Rusisë, por duke qenë së bashku me këtë vend.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button