EURO 2016, sot gjysmëfinalja Francë – Gjermani

Organizatori i kampionatit të sivjemë evropian në futboll, Franca, do të luajë në “Velodrome“ të Marsejës kundër Gjermanisë, ndeshjen të vlefshme për kualifikim në finale të kompeticionit më të madh evropian, aty ku i pret Portugalia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjen e cila pritet të ofrojë një spektakël të vërtetë futbolli do ta referojë italiani me përvojë Nicola Rizzoli.

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Low do të përballet me telashe të vogla për të kombinuar 11-shen e cila do të nis lojën për shkak të lëndimeve në ndeshjen kundër Italisë nuk do të mund të llogarisë në lojtarët Mario Gomez dhe Samia Khedira, ndërkohë që Mats Hummels përballet me një suspendim shkaku i kartonave të verdhë.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk përballet me proble të natyrës së tillë. Ai do të ketë në dispozicion lojtarët më të mirë për të cilët do të vlerësojë se janë të denjë të fillojnë ndeshjen e sontme e cila mund është gjysmëfinalja e pestë në evropianet.

Gjërmania nga ana tjetër ka luajtur në nëntë gjysmëfinale deri më sot.

Sa i përket sfidave të luajtura mes vete, gjithsej 27 duele të ndërsjella, Franca ka festuar 12 herë ndërsa gjermanët nëntë herë. Gjashtë ndeshje kanë përfunduar me një barazim, por është interesante se golaverazhi nga të gjitha këto takime është 43:43.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button