Vazhdojnë takimet për ligjin për fushatë informative dhe reklamuese të institucioneve publike

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot vazhdon me brifingjet me palët e involvuara rreth propozim­ligjit të ri për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike.

Në takimin me përfaqësuesit e televizioneve dhe radiove rajonale dhe lokale është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska.

Dje për propozimin e ri u mbajt takim me përfaqësues të televizioneve në nivel shtetëror përmes operatorit të rrjetit komunikues elektronik publik, të televizioneve në nivel shtetëror përmes satelitit dhe të radiove kombëtare.

Nga Ministria resore paralajmërojnë se edhe në ditët e ardhshme do të mbahen brifingje të këtilla në të cilat do të ftohen të gjithë subjekte të cilëve u dedikohet ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button