SHBA-të vendosin sanksione ndaj Kim Jong Un-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj kryetarit të Kores së Veriut

Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur sanksione ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un-it.

Ky vendim vjen pas akuzave ndaj tij dhe 10 zyrtarëve  të tjerë të këtij shteti për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut,  ku sipas një raporti të Departamentit të Shtetit, thuhet se Kim është përfshirë në vrasje pa vendime gjyqësore, punë të detyruar dhe tortura.

Njoftimi i sotëm nga Departamenti i Thesarit është përpjekja e fundit për të shtuar presionin ndaj këtij regjimi, ndonëse ende nuk është e qartë se çfarë sakt pritet të arrihet me këto sanksione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button