Festojnë Bajramim, humb jetën në pishinën prej gome 2-vjeçarja nga Podujeva (VIDEO)

Në tentim për të gjetur pak freski në këtë vapë të madhe, një vogëlushe nga Bellopoja e Podujevës, gjeti vdekjen.

Dy vjeçarja, Enuara Maloku, të martën, u mbyt në pishinën e gomës, që gjendej në oborrin e shtëpisë së saj.

Këtë e konfirmuan edhe babai i saj, Salih Maloku dhe gjyshi Shemsi Maloku, njofton Klan Kosova.

Ata nuk pranuan të flasin para kamerë, por megjithatë treguan se ngjarja ndodhi derisa të gjithë festonin Bajramin, e vajza për një moment u kishte ikur nga sytë. Menjëherë familjarët e kishin dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lluzhan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button