Rita Ora lë Ulqinin, zbulohen më shumë detaje për pilotin që e shoqëroi në pushime

Ditët e pushimeve në Ulqin nuk ishin si ҫdo vit tjetër për Rita Orën. E vështirë të ruante privatësinë atëherë kur të gjithë objektivët e aparateve janë drejtuar pikërisht nga ajo për të kuptuar nëse është apo jo në një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Dyshimet që ҫifti kanë filluar të dalin bashkë kanë disa muaj, edhe kur ndarja e pilotit me Nicole Scherzinger ishte bërë zyrtare, por askush prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë. Megjithatë, mediat vijonë të shkruajnë… dhe të hetojnë e zbulojnë të tjera detaje nga rrjetet sociale të të dyve.

Pas disa ditë pushime në Bunë (Ulqin), sot këngëtarja është larguar prej andej në të njëjtën kohë me pilotin e Formula 1. Siҫ kuptohet edhe nga postimi në Snapchat, rrugën deri në aeroport Rita e ka bërë me helikopter dhe pak para se të zbresë, duket në pritje avioni privat i Hamilton. Siҫ raportojnë edhe mediat, avioni priste Ritën me të motrën, Elenën.

Por edhe sot në mëngjes, pak para se të largoheshin nga vendi i pushimeve, Hamilton ka postuar sërish një foto në Snapchat kur duket se po shijon natyrën dhe vendin para se të largohet. Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, e cila nuk ka kaluar pa vëmendje këtë herë, me gjithë dëshirën për t’u larguar nga sytë kureshtarë që duan të dinë më shumë për jetën e saj private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button