Zyrtare: Ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së, Nuland vjen në Maqedoni

Ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së  për çështje evropiane dhe euroaziatike Viktoria Nulland më 11 korrik (e hënë) do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, kumtoi sot Departamenti i shtetit.

“Nulland do të bisedojë me përfaqësues të lartë qeveritar për çështje bilaterale dhe rajonale, duke përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës vijuese politike, përkrahje të punës së Prokurorisë speciale, dhe krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile”, thuhet në kumtesë.

Vizita e Viktoria Nulland në Maqedoni është në suaza të turneut të saj nëpër disa vende në rajon, në të cilën janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Qiproja.

Nuland vjen pas vizitës së të dërguarit special nga Gjermania, Johanes Hajndëll i cili realizoi takime të ndara me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës si dhe euro-ambasadorin Orav.

LEXO: Ja çfarë tha Orav pas takimit me Hajndëll 

LEXO: Ahmeti-Hajndëll, ja porositë e diplomatit gjerman ndaj BDI-së

LEXO: Ja porosia e diplomatit Hajndëll ndaj VMRO-së

LEXO: Zaev takohet me Hajndëll, mësoni çështjet që i biseduan

LEXO: Ja se çfarë tha Thaçi pas takimit me Hajndëll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button