Avokatët nga rajoni ankohen për mospërfshirje gjatë procedurave hetimore

Shoqatat e avokatëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, po mbajnë në Shkup konferencën përfundimtare me temë “Reforma në kodin e procedurës penale”, në të cilën u theksua nevoja për ndryshime në legjislacionin e procedurës penale, sidomos në aspektin e avancimit të të drejtave të avokatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Elizabet Givens në cilësi të drejtoreshës së programit, “Oda amerikane e Avokatëve- Rrjeti rajonal ballkanik për qeverisje të së drejtës”, me mbështetje të së cilës u mbajt kjo konferencë, në një prononcim për gazetarët tha se projekti në fjalë ka filluar të realizohet nga nevoja që kanë pasur rrjeti i odave të avokatëve nga shtetet e lartpërmendura.

“Në këto shtete janë bërë reforma në sistemin e së drejtës penale dhe të procedurës penale që shkaktoi problem të caktuara në rrjet, si ka bërë që të grumbullohen shumë çështje të pazgjidhura të cilat do ti shqyrtojmë gjatë konferencës. Qëllimi final i këtij takimi është që të bëhen bashkë avokatë dhe odat e avokatëve që të diskutojnë bashkërisht për problemet me të cilat përballen”, tha ajo.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Maqedonisë, Nikolla Dodevski nga ana e tij tha se raporti i përpiluar nga projekti “Reforma në legjislaturën e procesit penal” ka nxjerrë në pah probleme të cila në mënyrë urgjente duhet të shqyrtohen, dhe se ato janë identike për të gjitha pesë shtetet.

Vërejtjet e Dodevskit kanë të bëjnë kryesisht me siç tha, pozitën katastrofale të palës mbrojtëse krahasuar me atë të palës tjetër në procedurë për çka janë nënvizuar dhjetë pika, realizimi i të cilave do të mundësojë gjykim korrekt.

“Nga këto dhjetë pika mund të veçoj mospjesëmarrjen e mbrojtjes gjatë përpilimit të dëshmive. Nuk mund të bëni hetim, ndërkohë që pala mbrojtëse të mos dijë asgjë, madje as që kryhet ndonjë hetim, ndërsa kur kupton ajo privohet nga e drejta për të parë dëshmitë të cilat janë mbledhur kundër të pandehurit, ose bëhet ekspertizë për një lëndë, ndërsa kjo të kuptohet nga mediat”, deklaroi Dodevski.

Arben Lena nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërisë, tha se kjo konferencë ka ardhur në kohë të duhur pasi Shqipëria është në një fazë të reformimit të sistemit të drejtësisë të cilit do ti nënshtrohet rreth 60 për qind e legjislacionit, përfshirë edhe kodin e procedurës penale.

“Do të më pëlqente të përdor termin institucion dhe jo dhoma avokatie sepse realisht këto janë institucione të mbrojtjes të të drejtave të avokatëve por njëkohësisht janë institucioni i parë që merret me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kur njeriu privohet nga liria është barrikada e parë në mbrojtje të lirive themelore të tij”, tha Lena.

Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga projekti, qëllimi i të cilit është identifikimi i problemeve më të mëdha dhe më të shpeshta lidhur me pozitën e palës së mbrojtjes si dhe angazhimi për përmirësime në këtë sferë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button