Krasniqi: Kjo është arsyja për të cilën Mali i Zi është kundër rishikimit të marrëveshjes!

Zëdhenësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, thotë se Mali i Zi ka qenë i gatshëm që ta rishikoj marrëveshjen për caktimin e vijës kufindarëse me Kosovën, por insistimi i Qeverisë së Kosovës, “për t’i falur tokë” ka qenë shkaku sipas Krasniqit, që Mali i Zi të mos jetë i gatshëm edhe më tutje për rishikim të marrëveshjes.

Në një prononcim për Gazetën Blic  Krasniqi, ka cilësuar se marrëveshja për demarkimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është në dobi të vendit.

Kjo marrëveshje i konvenon Malit të Zi, por në kurriz të Kosovës. Është shumë e rëndësishme të theksohet që nuk mund të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore nëse kjo bëhet në kurriz të vendit tonë”, tha ai.

LEXO:  Askush se përfilli ultimatumin e Thaçit. Çka do të ndodhë me demarkacionin tash e tutje?

Ndryshe sipas zëdhënësit të VV-së, ndarja e kufirit me Malin e Zi do ta tensionojë edhe më shumë situatën në vend.

Kjo do ta tensionojë situatën dhe është hap prapa në krijimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkan” ka thënë ai.

Nga kjo marrëveshje Sipas Krasniqit, Kosova humb rreth 8 mijë hektarë të territorit tonë. /Gazeta Blic

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button