Llogaria përmbyllëse e Buxhetit për vitin 2015 para deputetëve

­ Deputetët në seancën e sotme të 108­të të Kuvendit do të debatojnë për Propozim­llogarinë mbyllëse të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. Siç tha ministri i Financave Kiril Minovski para komisionit kuvendor amë, duke e elaboruar Propozimin, të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit kanë qenë 161 miliardë denarë, shpenzimet 180 miliardë denarë, ndërsa deficiti ka qenë 19 miliardë denarë. Borxhi shtetëror ka qenë në nivel mesatar, ka qenë 38 për qind nga BPV-­ja.

Sipas Minovskit, politikat fiskale të parapara për vitin 2015 janë realizuar. Eksporti shënon rritje në krahasim me importin, ndërsa shkalla e papunësisë është zvogëluar në nivelin më të ulët deri më tani nga 24,6 për qind, tregojnë të dhënat në llogarinë përmbyllëse të Buxhetit për vitin 2015.

Në rend dite të seancës së 108­të janë edhe Propozim­vendimi për shkarkim nga funksioni zëvendës­sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të RM­së, Propozim­vendimi për ndryshim të Vendimit për shkarkim dhe zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të takimeve shkencorokulturore “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, si dhe Propozim­ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme, me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prodhimtari organike bujqësore, Raporti vjetor për revizionet e realizuara dhe për punën e Entit shtetëror për revizion për vitin 2015, si dhe disa ligje nga sfera e arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button