Juncker: Heronjtë e pikëlluar të Brexit braktisin anijen

Presidenti i Komisionit Evropian (KE) Jean-Claude Juncker dënoi ashpër mbështetësit e Brexit, Boris Johnson dhe Nigel Farage, të cilët hoqën dorë nga udhëheqja e Britanisë së Madhe në procesin e daljes së saj nga Bashkimi Evropian (BE).

“Heronjtë e djeshëm të Brexit sot janë heronjtë e pikëlluar”, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian.

Ai shtoi se avokatët e largimit të Britanisë nga BE-ja u tërhoq nga funksioni duke vepruar si retro-nacionalistë e jo si patriotë.

“Patriotët nuk tërhiqen kur gjërat bëhen të vështira, ata qëndrojnë”, tha Juncker në Strasburg, transmeton BBC.

Kreu i KE-së tha se nuk e kupton përse mbështetësit e Brexit në Britani do të dëshironin fillimin e procesit formal të daljes.

“Në vend që të zhvillojnë plan, ata braktisin anijen”, konstatoi Juncker.

Ish-kryebashkiaku i Londrës dhe udhëheqësi kryesor i Brexit Boris Johnson të enjten hoqi dorë nga gara për të pasuar kryeministrin David Cameron, përderisa Farage të hënën u tërhoq nga funksioni i kryetarit të Partisë euroskeptike për pavarësinë e Britanisë së Madhe (UKIP).

“Qëllimi im në politikë ishte ta nxjerr Britaninë nga BE-ja. Në referendum para dy javësh populli ashtu vendosi. Kam bërë sa më përket mua dhe vlerësoj se nuk mundem më tepër të bëj. Krahasaj asaj, mendoj se është e nevojshme ta lëshoj vendin kyç në UKIP”, tha Farage në konferencën për mediat në Londër.

Referendumi i mbajtur më 23 qershor vendosi për daljen e vendit nga Unioni. Shumica e qytetarëve të Britanisë votuan për daljen e vendit nga BE-ja.

Pas rezultatit të referendumit, kryeministri britanik Cameron paralajmëroi dorëheqjen e cila do të hyjë në fuqi në tetor, duke vlerësuar se më mirë procesin e daljes nga BE-ja ta fillojë qeveria e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button